Hulumtuesit në spitalin St. Michael kanë konstatuar se nuk ka dobi në zëvendësimin e fruktozës, sheqerit, i cili zakonisht fajësohet për trashje, me glukozë, në ushqimet e përgatitura komercialisht.
Konstatimet, e botuara në edicionin e shkurtit të “Current Opinion in Lipidology”, tregojnë se kur madhësitë dhe kaloritë e porcioneve janë të njëjta, fruktoza nuk shkakton më shumë dëm se glukoza.
“Pavarësisht shqetësimeve për lidhjen e fruktozës me trashje, nuk ka asnjë justifikim për ta zëvendësuar fruktozën me glukozë, sepse nuk ka prova të ndonjë dëmi aktual,” tha dr. John Sievenpiper, studiues në Clinical Nutrition and Risk Factor Modification Centre of St. Michael.
Duke përdorur të dhëna nga testimet e mëparshme kërkimore, dr. Sievenpiper dhe ekipi i tij krahasuan efektet e fruktozës dhe glukozës ndaj disa faktorëve të rrezikut shëndetësor.
Studimi konstatoi se konsumimi i fruktozës mund të rrisë kolesterolin total dhe trigliceridet postprandiale, një lloj i yndyrës që gjendet në gjak. Megjithatë, fruktoza nuk duket se ndikon në prodhimin e insulinës, nivelet e tjera të yndyrës në qarkullimin e gjakut ose markerëve të sëmundjes së mëlçisë yndyrore më shumë se që do ta bënte glukoza.
Në fakt, fruktoza ka treguar përfitime potenciale mbi glukozën në disa kategori kryesore të rrezikut.
“Disa analistë të kujdesit shëndetësor kanë menduar se fruktoza është shkaku i trashjes sepse ajo metabolizohet më ndryshe se glukoza,” tha dr. Sievenpiper.
“Në kushtet e përputhjes kalorike, kemi konstatuar se fruktoza në fakt mund të jetë më e mirë në promovimin e peshës së shëndetshme të trupit, shtypjes së gjakut dhe kontrollit glikemik në krahasim me glukozën.”
Fruktoza, një sheqer i thjeshtë që gjendet në mjaltë, fruta, perime dhe bimë të tjera, është gjithashtu baza e shurupit të misrit me nivel të lartë të fruktozës – një ëmbëltues i cili shpesh gjendet në ushqime të përgatitura komercialisht.
Kombinimi i fruktozës dhe glukozës prodhon saharozë, përgjithësisht e njohur si sheqer i zakonshëm.
Dr. Sievenpiper tha se ai mendon se konsumimi i tepërt, dhe jo lloji i sheqerit, është një nga shkaqet kryesore të trashjes.
“Në përgjithësi, nuk ka të bëjë me zëvendësimin e fruktozës me glukozë,” tha dr. Sievenpiper. “Ngrënia e tepërt, madhësitë e porcioneve dhe kaloritë janë ato në të cilat duhet të përqendrohemi – ato janë problemet tona më të mëdha.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025