Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit për brumin:
* 225 gr miell i ashpër
* 1 majë luge kripë
* 1 vezë
* 2 lugë vaj
* disa pikë limoni
* 70 gr gjalpë
Në gropë mielli hidhet kripa, veza, vaji dhe lëngu i limonit. Duke e përzier brumin me lugë, hidhet nga pak ujë i vakët, sa të gatuhet një brum i butë i cili rrahet me lugë gjersa të shkëputet nga ena. Brumi derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët gjatë, por duke pas kujdes që ai të mbetet i butë. Rrahet për tavoline gjersa të fitojë elasticitet. Në formë topi vendoset në mbulesë bezi të përmiellur dhe mbulohet për 30 min që të qëndrojë në temperaturë ambienti. Çarçafi përmiellet, me hollues të nxehur hollohet peta,pastaj hapet me duar, duke pasr kujdes që mos të ngjitet për bezi dhe mos të shkëputet. Peta hapet duke i futur duart nën të deri sa të hollohet në trashësi letre. Priten skajet.
Mbushja me mollë:
• 1 kg mollë të qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël,
• nga 3 lugë rrush të terur të zi dhe të bardhë, (rrushi ulet në rum të përzier me ujë në kohëzgjatje prej 30 min.) ose 300 gr vishnje të pastruara nga bërthamat,
• 75 gr sheqer,
• 1/2 lugëz kanellë, lëvore portokalli e kaluar në rende,
• 50 gr bajame ose arra të bluara,
• 50 gr galetë e fërguar në gjalpë.
Përbërësit përzihen dhe shpërndahen mbi sipërfaqen e petës së holluar dhe të prerë në formë katërkëndëshi. Me anë të çarçafit mbështillet peta në roladë. Vendoset në formë patkoi ose në mënyrë diagonale në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhet me gjalpë dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 190ºC për t’u pjekur për 30-40 min. Që të pengohet tharja e strudelit, mbulohet me alufolie. Para se të shërbehet,i hidhet sheqer pluhur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë