Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi), para tre muajsh u fejua me një vajzë simpatike të panjohur në publik, Keisin. Në profilin e tij në “Instagram” ai postoi foto nga ceremonia private e fejesës, ku shfaqej duke i vendosur unazën të dashurës së tij të zemrës, me të cilën planifikoi dasmë në verë në ishullin e njohur të Greqisë, Santorini. Po kur çifti shihej mjaft i konsoliduar, një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e tyre, duke prishur kështu edhe planin e martesës së këngëtarit në ishullin e zgjedhur nga Keisi.
Dy ditë më parë mediat folën për një ndarje nga e fejuara 10 vite më re, nxitur nga fakti se ai kishte fshirë të gjitha fotot çift me Keisin në “Instagram”. Nëse bën një kontroll në profilin e këngëtarit, shihet se fotot me Keisin janë fshirë të gjitha dhe ai prej ditësh nuk ka bërë asnjë postim ku të shfaqet me të. Ky fakt ka shkaktuar reagime te ndjekësit, të cilët mendojnë se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies. Për të treguar versionin e tij, i ftuar në emisionin “Fun Day”, Stresi u pyet se çfarë po ndodh mes tyre dhe përse ai ka zhdukur fotot me partneren.
Reperi i hitit “GTA” u shpreh se profili i tij në “Instagram” ka disa ditë që është hakuar dhe momentalisht nuk mund të përdoret as nga ai dhe as nga hakerat. Sipas tij, këta persona kanë fshirë të gjitha fotot ku ai shfaqej me Keisin, ndërsa fotot dhe postimet e tjera i kanë lënë. Por burime të tjera pranë çiftit kanë folur se realisht kemi të bëjmë me një krizë mes çiftit, të cilët së fundmi kanë mbajtur lidhjen në distancë, pasi Keisi ndjek studimet e larta në Kanada.
Nuk dihet arsyeja konkrete se çfarë ka ndodhur mes tyre, por vetë Stresi është shprehur se Keisi bëhet shumë xheloze për të, edhe pse ai e ka dashur shumë dhe nuk i ka dhënë kurrë shkak për të menduar të kundërtën. Një situatë e ngjashme kujtohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, kur portalet folën për një ndarje të çiftit. Shkak për këtë lajm u bë një postim i vetë reperit, i cili teksa i jepte makinës ndërsa dëgjonte një këngë ndarjeje, shkruante në Instastory: “Jeta vazhdon!”.
Sa për vajzën në krah, vetë Stresi ka deklaruar në intervista të ndryshme se ishte i mahnitur jo vetëm nga bukuria dhe stili i saj shumë fin, por edhe me zgjuarsinë mbresëlënëse, e pazakontë për një21-vjeçare. Ndër të tjera, ata kishin planifikuar një dasmë tradicionale jashtë Shqipërisë vetëm me rrethin e ngushtë familjar.
Si filloi historia 4 vjeçare e Stresit me fqinjen e tij
Po si nisi historia e dashurisë së Stresit me Keisin, komshien e tij? “Nisi katër vite më parë, kur si i pari i lagjes që jam, ishte nëna e Keisit që më kërkoi të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: ‘Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej. ‘Po’, më thanë ata, ‘e ktheu, shikoje dhe ti!’. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në ‘Instagram’, ku më falënderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas lamë një tjetër takim të nesërmen, dhe kështu nisi gjithçka”, ka rrëfyer Stresi në një intervistë.
Ai ka treguar se e fejuara e tij kishte një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij. Por nëse dikush mund të çuditej se pse Stresi kishte zgjedhur një vajzë të thjeshtë, pra, jo pjesë e showbiz-it i u përgjigj: “Në fakt, kam qenë në lidhje me femra të njohura, por nuk më pëlqejnë aspak. Për djem si puna ime me karakter të fortë dhe që vijnë nga familje e mirë ua këshilloj të mos kenë të bëjnë me vajza të botës së televizionit, sepse nuk është mirë! Jeta me femra të njohura s’është veçse një jetë e shthurur, ndaj mendoj se unë jam njeriu më me fat që kam gjetur njeriun më të thjeshtë ta kem në krah”. Le të shohim nëse Stresin do e shohim sërish me Keisin në krah, vajza për të cilën ai ka folur më shumëse për këdo pu publikisht në intervistat e tij.
/Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Brad Pitt është parë në Beverly Hills me një stil të pazakontë
Dha sinjale për politikë para se të hynte në Big Brother – rrëfehet Lumbardhi që tani kandidon për deputet në LDK: Do të punoj për rini e sport
“Ik se më mërzite”, Gjesti refuzon kontaktin me Eglin – fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Rita Ora shijon momente intime me bashkëshortin Taika Waititi gjatë pushimeve në Gold Coast, në Australi
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?