Reperi Stresi është një nga reperët më të ndjekur në rrjetet sociale, ai ka me mijëra fansa, gjersa kërkesat  që ai të jetë i pranishëm nëpër koncerte sa më pranë tyre, janë gjithnjë në rritje.

Ai preferon që një pjesë mjaft të mirë të kohës, ta harxhojë pranë ndjekësve përmes llogarive të tij në Internet.


Shpesh herë postimet e tij në rrjetet sociale janë bërë temë e mediave duke u komentuar shumë nga ndjekësit, gjersa e njejta "maratonë" vazhdon edhe për fotografinë e tij të radhës në Instagram.

Reperi ka hedhur për fansat një fotografi ku shfaqet duke ushtruar në palestër, teksa në mbishkrimin e fotos ka paralajmëruar koncertin e radhës, që do ta mbajë sonte (e shtunë) në Prizren.

Por, një imazh të pahijshëm në këtë fotografi Stresi e ka shfaqur në momentin kur ka ngritur gishtin e mesit, i cili nuk i jep aspak figurë të mirë pamjes, aq më tepër që fotografia nuk ishte njëlloj "ftese" për fansat. /Telegrafi/