Këngëtari shqiptar, Stresi, ka publikuar projektin e tij të ri të titulluar "GTA".

Hip hop ylli nga Shqipëria kështu kthehet fuqishëm me projektin e ri pas një pushimi të shkurtër nga skena.


stresi5

Kënga është punuar nga Headline Records në muzikë dhe Stresit në tekst.

Videoklipi është punuar nga RedMountains Films dhe Hologram Medias.

stresi 2

Stresi kështu kthehet pas një pushimi ku i është përkushtuar jetës private duke u fejuar.

Reperi nga Shqipëria dhe grupi i tij vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer në skenën e hip hopit shqiptar.

"GTA" ka marrë mbi 500 komente në orët e para dhe rreth 100 mijë shikime. /Telegrafi/