LAJMI I FUNDIT:

Strehimorja e grave dhe fëmijëve vazhdon punën, i vjen donacioni nga Londra (Video)

Strehimorja e grave dhe fëmijëve vazhdon punën, i vjen donacioni nga Londra (Video)

Fati i funksionimit të qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve ishte në rrezik për mungesë të hyrave. Por, aktivistja nga Londra,  Adelina Badivuku nuk lejoi që të ndodh një gjë e tillë. Ajo mblodhi një fond që mundësoi vazhdimin e funksionimit të kësaj strehimore.

Thotë se ndihet e lumtur që shqiptarët e Londrës u bënë bashkë për të ndihmuar një qendër të tillë.

“Unë e kam vizituar qendrën për herë të parë në tetor të këtij viti, kur kam ardhur bashkë me punëtorët e organizatës që unë punoj për t’u bërë trajnime punëtorëve që punojnë këtu. Kur u kthyem në Londër vendosëm të mbajmë një mbrëmje humanitare dhe këto fonde mi dedikuar për këtë shtëpi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adelina Badivuku.


Drejtoresha e strehimores, Zana Asllani u shpreh se ky donacion do iu ndihmojë për të vazhduar punën në vitin pasardhës.

“Kemi pranuar një donacion nga Londra. Aktivistja nga Londra ka siguruar një fond, që duhet të përmendim se është mjaft e madhe-10, 600 funta. Po shpresojmë që viti i ardhshëm nuk do të ketë problem pas ardhjes së këtij fondi, por shpresojmë në ndihma edhe nga institucionet qeveritare”, deklaroi Zana Asllani.

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, është e themeluar në vitin 1993, ndërsa nga viti 1999 e deri më tani kanë gjetur strehë mbi 1400 viktima të dhunës në familje./Telegrafi/

Storja për strehimoren e grave nga minuta 10:35 në videon e mëposhtme

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori