LAJMI I FUNDIT:

Streçe për në zyrë? Po, nëse i kombinon kështu!

Streçe për në zyrë? Po, nëse i kombinon kështu!

Streçet janë vërtet mjaft komode, por jo të gjithë kanë guxim t’i veshin dhe kur bëhet fjalë për punën në zyrë, shumë do t’i refuzonin.

Megjithatë, streçet të sigurojnë një pamje tjetër, edhe pse shumë njerëz këmbëngulin se për në zyrë janë veshja më e papërshtatshme. Por nëse do të dish me çfarë t’i kombinosh, ato nuk do të jenë më të tilla.

Sigurisht, ka plot veshje të cilat nuk mund t’i veshësh më streçe në punë, por nëse zgjedh të duhurat, nuk do ta shkelësh kodin e veshjes.

Zgjidh ngjyra të errëta – vendi i punës, zakonisht praktikon ngjyra të errëta apo kombinime klasike bardhë e zi, ndaj edhe streçet do të bien më pak në sy nëse i zgjedh me ngjyra të errëta. Duken më afër pantallonave, por edhe të mbajnë më pranë klasikes. Zgjidh ngjyra si të zezë, kafe të pjekur apo blu të errët. Shmang ngjyrat nude apo neutral që të tregojnë sikur ke veshur geta dhe jo streçe.

Zgjidh materiale të forta – shumë prej streçeve janë prodhuar me materiale shumë të hollë, aq sa duken si geta, por ka edhe shumë të tjera më të plota dhe të forta. Këto lloj janë ato që të duhen më shumë për punë, sepse të krijojnë më shumë komoditet. Sa herë të blesh streçe, bëj një test: hapi në maksimum dhe provo të shohësh hapësirën. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë ato janë zgjedhja e duhur.

Vishi me bluza të gjata – të gjithë e dimë arsyen pse veshja e streçeve si pantallona mund të krijojë shumë reagime dhe komente negative. Ato tregojnë shumë linja dhe defekte. Sigurohu që t’i veshësh streçet gjithmonë me një bluzë të gjatë dhe të lirshme sa herë planifikon t’i veshësh në punë.

Vish një xhaketë – nëse kërkon të dukesh edhe më këndshëm në punë, vish gjithmonë një xhaketë mbi streçe. Sigurisht, nën të duhet të veshësh diçka të gjatë, një këmishë apo diçka të ngjashme. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë veshjen më të rastësishme dhe perfekte për zyrë. Përthyeji edhe mëngët e xhaketës për t’u dukur më elegante.

Vishi me një fustan-këmishë – është mënyra më e mirë për t’i veshur streçet në zyrë. Thjeshtë vish mbi to një fustan-këmishë, ndoshta edhe pak më të shkurtër se zakonisht, dhe mund të qëndrosh gjithë ditën në punë, shkruan revista class. Kjo veshje është edhe për ditët më të ngrohta apo të nxehta. /Telegrafi/