Anipse përpjekja e stomatologëve gjithmonë ka qenë që krahas funksionalitetit sa më afër të emitohet edhe natyraliteti, stomatologjia estetike konsiderohet një disiplinë e re në mjekësinë e sotme
Dr. Jusuf Dobra
Stomatolog
tel. 049 684 335
Kjo disiplinë përfshinë në vete një varg metodash dhe procedurash stomatologjike, të cilat kanë për qëllim sigurimin e momentit estetik, që ky nënkupton arritjen e buzëqeshjes ideale.
Kohëve të fundit te të dy gjinitë është shtuar dukshëm kërkesa për të pasur një buzëqeshje sa më të bukur, prandaj dhe procedurat që ofron kjo disiplinë janë në trend çdo ditë e më shumë. Tendenca e çdo stomatologu është përpjekja për të bashkuar bukurinë dhe funksionin, me vlerat dhe nevojat individuale të çdo pacienti.
Çka përfshinë saktësisht stomatologjia estetike?
Një pjesë e procedurave që realizohen sot brenda domenit të kësaj disipline, janë realizur poashtu dhe shumë kohë më parë, si p.sh. mbushjet estetike, kurorat nga metal qeramika, etj. Por, me kalimin e viteve kanë ndryshuar kërkesat dhe gjithashtu kanë evoluar edhe mundësitë që ofron kjo disiplinë.
Sot, në pothuajse çdo klinikë ofrohet mundësia e zbardhimit profesional, realizimit të kurorave estetike, dhe jo më vetëm nga metal qeramika, por nga materiale të ndryshme, të cilat i afrohen shumë më tepër dukjes se kurorës së dhëmbit natyral.
Përveç këtyre, një kujdes i veçantë në dukje i kushtohet edhe mishrave të dhëmbëve, më saktësisht nivelit të dukjes së gingivave dhe kjo bën që ndërhyrjet kirurgjikale estetike të tyre, të jenë një procedurë e shpeshtë në stomatologjinë estetike. Ndërkaq trendi më i ri, përfshinë fasetat apo laminatet estetike.
Zbardhimi profesional
Përdorimi i medikamenteve të caktuara (sidomos përdorimi i antibiotikëve të klasës së tetraciklinave, veçanërisht nga femrat gjatë shtatzënisë ose nga fëmijët në moshat e hershme të fëmijërisë), humbja e vitaliteti të dhëmbit, traumat e ndryshme, higjiena e dobët orale, konsumimi i duhanit, konsumimi i ushqimeve të caktuara (pijet e gazuara, kafeja e produkte të tjera që përmbajnë substanca kimike me potencial të lartë pigmentimi), janë disa nga faktorët që ndikojnë në ndërrimin e ngjyrës së dhëmbit, dhe me këtë rast shfaqet nevoja për të rikthyer bardhësinë e dikurshme përmes procedurës së zbardhimit.
Zbardhimi profesional është një prej procedurave më të thjeshta dhe më pak invazive që realizohet me substanca kimike, të cilat mund të jenë me veprim oksidues apo reduktues. Mirëpo sot, në një gamë shumë më të gjerë aplikohen substancat me veprim oksidues, të tilla si: tretësirat e peroksidit të hidrogjenit me koncentrime të ndryshme prej 30-38%, perborati i natriumit dhe peroksid karbamidi. Prej tyre, peroksidi i hidrogjenit dhe peroksid karbamidi indikohen kryesisht për zbardhim të jashtëm, ndërsa perborati i natriumit për zbardhim të brendshëm.
Si realizohet zbardhimi profesional?
Krahas qëllimit për të arritur nuanca të kënaqshme të ngjyrës së dhëmbit, rëndësi dhe kujdes te veçantë duhet kushtuar edhe ruajtjes së indeve të buta nga efekti kaustik i kimikaleve të përdorura gjatë procesit të zbardhimit. Prandaj, për të evituar një dëmtim të mundshëm të ginigivave është e rëndësishme që paraprakisht të bëhet izolimi i tyre, me preparate mbrojtëse (gingival protector). Më pas, procedura konsiston në aplikimin e kimikaleve të caktuara në sipërfaqen e dhëmbit dhe qëndrimit të tyre për disa minuta (15-20 minuta), për arritjen e rezultateve të dëshiruara. I gjithë procesi është i ndarë në disa seanca, deri në arritjen e nivelit të kënaqshëm të zbardhimit.
Ekzistojnë metoda të ndryshme zbardhimi, si:
∙ Zbardhimi në ordinancë (Power bleaching)
∙ Zbardhimi në shtëpi, dhe
∙ Zbardhimi i dhëmbëve jo vital (Non vital bleaching)
Sa kohë zgjatë efekti i zbardhimit?
Rezultatet e zbardhimit janë kryesisht të qëndrueshme, por për të ruajtur të pandryshuar efektin e arritur, rekomandohet përdorimi i rregullt i pastës zbardhuese të këshilluar nga stomatologu. Gjithashtu, në varësi të zakoneve të të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës, shpeshherë mund të nevojitet përsëritja periodike e procedurës, në çdo dy vjet.
A ndikon negativisht zbardhimi në zmaltin e dhëmbit?
Ekziston një mendim i gabuar në popullatën e gjerë lidhur me procedurën e zbardhimit të dhëmbëve, kinse kjo ndikon në dobësimin e strukturës së tyre, por në fakt nuk ka asnjë burim shkencor që vërteton se pastat që përdoren për zbardhimin e dhëmbëve të kenë ndonjë efekt anësor në strukturën e dhëmbëve, përjashtimisht një ndjeshmërie të përkohshme.
Madje, sipas kërkimeve shkencore të pranuara edhe nga “American Association of Dental Research” (Shoqata Amerikane e Kërkimeve Dentare), produktet zbardhuese që kanë në përmbajtje kripëra të Nitrat kaliumit dhe fluorit, përkundrazi ulin ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj të nxehtit dhe të ftohtit, e që kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës- dhëmbëve, si dhe rrisin mikrofortësinë e zmaltit.
E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e dentistit!
Operacionet estetike të gingivave (mishrave të dhëmbëve)
Dhëmbët nuk do të mund të dukeshin bukur, sikur sinkron me ta nuk do të ishte një gingivë e shëndoshë, me ngjyrë dhe formë normale.
Një prej ankesave më të mëdha të pacientëve është dukja e gingivës gjatë buzëqeshjes, apo e ashtuquajtura buzëqeshja gingivale (Gummy smile), e cila i jep pacientit një pamje të pakëndshme dhe nxit dëshirën e intervenimit kirurgjikal në këtë pjesë, me qëllim të largimit të pjesëve të caktuara të mishrave që rrethojnë dhëmbët.
Me qëllim të shmangies së kësaj dukurie kërkohet të kryhen procedura kirurgjikale, me anë të të cilave niveli i gingivës ngritët më lartë, dhe pas një periudhe pritjeje prej diku afër gjashtë javore, e cila është më se e rëndësishme për rehabilitim të mishrave, fillohet me procedurat e zgjatjes së kurorave me punime estetike, me ç’rast bëhet zgjatja e dhëmbit në drejtim cervikal, në mënyrë që të plotësohet sa më mirë që të jetë e mundur efekti estetik.
Fasetat (laminatet) apo Veeners
Fasetat janë punime bashkëkohore me një jetëgjatësi relativisht të gjatë, prej dhjetë e më shumë vitesh, të cilat realizojnë një estetikë perfekte dhe në të njëjtën kohë ruajnë strukturën e dhëmbit.
Këto punime sigurojnë një pamje shumë natyrale të dhëmbëve për shkak se thyerja e dritës në materialet e tyre jep efekt afërsisht të njëjtë me zmaltin e dhëmbit.
Përdorimi i tyre është zgjedhje ideale në zgjidhjen e një sërë problemesh në stomatologji, si në: frakturat e majave të dhëmbëve frontal, rikthimin e estetikës së dhëmbëve jovital (të ngjyrosur), rikthimin e estetikës te dhëmbët me mbushje jo të mira etj.
Pra, me anë të tyre mund të ndryshojmë formën, ngjyrën dhe madhësinë e dhëmbit, si dhe mund të arrijmë mbylljen e hapësirave apo diastemave në mes të dhëmbëve.
Një prej përparësitë kryesore të këtyre punimeve është trashësia relativisht e hollë e tyre, prej 1-1.5 mm, gjë që bën që gjatë përgatitjes së dhëmbit për punim të sakrifikohet strukturë shumë e vogël e tij, në krahasim me preparimin e dhëmbit për kurora estetike. Madje, kohëve të fundit po përdoren edhe laminatet me trashësi prej 0.3 mm, për të cilat nuk ka fare nevojë që të bëhet preparimi i dhëmbit, pra aplikohet e ashtuquajtura teknika non prepare.
Kurorat estetike (Kurora zirkoni/prettau/ E-Max )
Prej vitesh tendenca e stomatologjisë ka qenë përpjekja që pacientëve t’u ofrojë shërbime sa më estetike, duke plotësuar kështu kërkesat e tyre jo vetëm në funksionalitet të duhur, por edhe ato në rrafshin estetik.
Për një kohë të gjatë punimet më të popullarizuara kanë qenë punimet me kurora nga metal qeramika, të cilat kanë ofruar rezultate te kënaqshme. Mirëpo sot, duke iu falënderuar zhvillimit të teknologjisë dhe dinamikës në të cilën po kalon stomatologjia bashkëkohore, shërbimet stomatologjike ofrojnë punime me veti jashtëzakonisht të larta estetike, si kurorat dhe urat e punuara në Full-Ceramik (Zirkon, Prettau, E-Max) të cilat ngjasojnë shumë me pamjen natyrale të dhëmbëve, gjë që mundësohet nga punimi në shtresa i qeramikës.
Përparësia e zirkonit dhe qeramikës është tejdukshmëria e tyre, përmes tyre drita kalon në të njëjtën mënyrë sikurse kalon nëpër dhëmbët natyralë dhe nuk ka bllokim të saj siç ndodh në punimet metalo-qeramike. Reflektimi nga sipërfaqja e kurorave dhe urave nga qeramika është gjithashtu identik me atë te dhëmbët natyral.
Një cilësi tjetër shumë e rëndësishme e kurorave estetike nga zirkoni është biokompatibiliteti i tyre, që nënkupton se punimet e tilla nuk shkaktojnë ndonjë reaksion alergjik apo toksik në trupin e njeriut, në krahasim me lidhjet e metaleve që në disa raste mund të japin reaksione të tilla të padëshiruara.
Në rastet kur synohet të arrihet një estetikë e lartë në zonën e buzëqeshjes, përdoren kurora prej porcelani feldspatik, polimer i optimizuar nga qeramika (Ceromer), ose Emax (disilik i litiumit).
Porcelani Feldspathic është një material më i tejdukshëm dhe estetik, por më i dobët sepse është një qeramikë qelqi, kurse Ceromers dhe Emax, janë lloje porcelani të përziera me substanca të tjera për t’i bërë ato më të forta, por fatkeqësisht më pak të tejdukshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje