LAJMI I FUNDIT:

Stjuardesat meksikane zhvishen për kalendar

Stjuardesat meksikane zhvishen për kalendar

Stjuardesat e kompanisë ajrore meksikane “Mexicana” pozuan gjysmëlakuriq për kalendarin e ri, për të grumbulluar paratë e nevojshme për pagesën e borxheve të firmës, e cila është mbyllur në gusht të këtij viti.

“Ne nuk jemi modele, nuk kemi trupa të përkryer, por kemi dëshirë të vazhdojmë punën”, tha Rozy Arcoss, njëra prej stjuardesave e fotografuar për kalendar.

Vajzat e përzgjedhura pozuan para aeroplanëve me rroba banje dhe veshje të ngjashme, ndërsa fotografitë e tyre do të publikohen në kalendarin e vitit 2011, shkruan AFP. Kompania “Mexicana” është njëra prej kompanive ajrore më të vjetra në botë, ndërsa si pasojë e borxheve ka ndërprerë të gjitha fluturimet. /Telegrafi/