LAJMI I FUNDIT:

Stine dhe Graciela flasin për ndarjen dhe ribashkimin e tyre si çift

Stine dhe Graciela flasin për ndarjen dhe ribashkimin e tyre si çift
Stine dhe Graciela (Foto: Instagram)

Këngëtari Stine dhe partnerja e tij, Graciela, u ndanë vitin e kaluar, ndërsa u ribashkuan sërish.

Duke qenë se ishin të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, dyshja kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre, ndarjen dhe ribashkimin.

Loja me tabela i vuri Stinen dheGracielën përballë pyetjeve që zbuluan diçka më shumë për publikun.


Stine dhe Graciela (Foto: YouTube)

Vendimin për tu ndarë si dhe atë për tu ribashkuar e morën të dy, pasi si Stine ashtu dhe Graciela ngritën tabelat kur këto pyetje u bënë.

Graciela rezultoi të ishte më xheloze në lidhje, teksa po kjo e fundit është ajo që do më shumë vjehrrën.

Siç dihet, çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia e cila sipas tyre i ngjason Stines në pamje. Babi Stine dëshiron që e vogla e tij të bëhet çfarë të dojë kur të rritet përfshirë këtu edhe këngëtaren.

Të dy ranë dakort se: e duan marrëzisht njëri-tjetrin edhe pse zihen, mbarojnë pas tjetrit si dhe e kanë nuk u pëlqen kur i pyesin: “Po ju sikur u ndatë një herë?”.  /Telegrafi/