LAJMI I FUNDIT:

Stili i veshjeve të Jill Biden, Zonjës së Parë të SHBA-ve

Stili i veshjeve të Jill Biden, Zonjës së Parë të SHBA-ve

Ka një shans shumë të madh që nuk e keni vërejtur ende çfarë vesh Jill Biden. Dhe në disa mënyra, kjo është shumë e rëndësishme. 

Me një estetikë të kuruar, gruaja 69-vjeçare e Joe Biden gjithmonë duket elegante dhe e këndshme. E megjithatë, ndërsa ishte plot me ngjyra të gëzueshme, fustane të prera mirë dhe pajisje të bukura, veshjet e saj nuk janë të një lloji me veshjet e stilistëve që Melania Trump favorizoi kaq shumë.


Arsyet për këtë janë të dyfishta. Së pari, Biden është një grua që punon, rolet e së cilës tejkalojnë ato të gruas së një politikani. Një “edukatore gjatë gjithë jetës”, siç i referohet vetes në Twitter, Biden ka katër diploma universitare dhe ligjëroi anglishten me kohë të plotë në Kolegjin e Komunitetit të Veriut Virxhinia gjatë të dy mandateve të saj si Zonja e Dytë e Shteteve të Bashkuara, duke e bërë atë Zonjën e Dytë që për herë të parë ndonjëherë mban një punë ndërsa ishte në këtë rol.

Ajo është zotuar të vazhdojë të japë mësim sapo Biden të bëhet President. “Nëse shkojmë në Shtëpinë e Bardhë, unë do të vazhdoj të jap mësim”, i tha ajo CBS News në gusht. “Është e rëndësishme dhe unë dua që njerëzit të vlerësojnë mësuesit dhe të dinë kontributet e tyre dhe të ngrenë lart profesionin”.

Nuk është çudi atëherë që Biden ka devijuar veshjet Gucci më joshëse, Louboutin e larta dhe çantat e favorizuara nga Melania. Largimi i këtyre veshjeve qëndron në shkathtësinë e tyre për ditë të gjata si mësuese dhe si politikan: veshjet e tyre i zgjedhin sa më të rehatshme, larg luksit për të qenë më komod.

Disa nga veshjet më të bukura të Zonjës së Parë i gjeni më poshtë:

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

Foto: GettyImages

/Telegrafi/