LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja më e madhe ushtarake e aleancës, Zëri i Amerikës sjell pamje dhe detaje nga bazat e NATO-s në Poloni

Stërvitja më e madhe ushtarake e aleancës, Zëri i Amerikës sjell pamje dhe detaje nga bazat e NATO-s në Poloni

Këtë javë, Suedia u bë anëtare e NATO-s, ndërsa trupat e Aleancës vazhdojnë stërvitjen më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024”.

Siç njofton Zëri i Amerikës, nga bazat e NATO-s në Poloni, kjo stërvitje synon të rrisë gatishmërinë e vendeve të Aleancës për të reaguar ndaj sjelljeve provokuese nga ana e Rusisë.

Suedia u bë zyrtarisht anëtari i 32-të i aleancës së NATO-s të enjten, pasi kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe ministri i Jashtëm Tobias Billstrom udhëtuan në Uashington për të finalizuar marrëveshjen.


Pranimi i Suedisë në Aleancë përkon me stërvitjet e nisura në Poloni dhe disa vende të tjera, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024” (“Mbrojtësi i Vendosur 2024”).

“Kapacitetet e Forcave të Armatosura të Suedisë janë shumë të mira. Ata kanë qenë partnerë të Shteteve të Bashkuara dhe të Alenacës për vite me radhë edhe duke mos qenë anëtarë të NATO-s. Po ashtu industria e tyre e mbrojtjes do të forcojë edhe më tej Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thotë ushtaraku amerikan, Douglas Perry.

Me Suedinë anëtare, NATO-ja arrin prani të konsiderueshme në Detin Baltik, një rrugë kryesore e Rusisë për tregtinë e naftës dhe baza e një prej flotave të saj.

Në veri të Polonisë, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit, trupa nga vende të ndryshme po manovrojnë përgjatë lumit Vistula dhe po kryejnë detyrat që iu janë caktuar.

Këto stërvitje ushtarake synojnë të testojnë aftësinë e vendeve të ndryshme të NATO-s për të bashkëpunuar në kushte reale në fushën e betejës.

Pas agresionit në Ukrainë, NATO-ja e ka identifikuar Rusinë si kërcënimin të drejtpërdrejtë për sigurinë në Evropë.

Gjenerali gjerman, Gunnar Brügner thotë se mesazhi i stërvitjeve është i qartë: NATO-ja është e gatshme të mbrojë çdo anëtar të aleancës.

“NATO përgatitet për dy kërcënime: Kërcënimi i parë është Rusia dhe kërcënimet terroriste. Ajo që po shihni këtu është qartësisht (stërvitje) për t’iu kundërvënë një kërcënimi të mundshëm rus. Ne e marrim atë shumë seriozisht. Më duhet të theksoj se ne jemi një organizatë mbrojtëse. Ne po përgatitemi për mbrojtjen e Aleancës”, thotë gjenerali gjerman.

NATO-ja thotë se stërvitja ushtarake përfshin operacione tokësore, ajrore, detare dhe kibernetike për të rritur bashkëpunimin civilo-ushtarak.

“Ne sapo mbaruam ushtrimin ‘Dragon’, është një nga 14 ushtrimet që zhvillohen në këtë stërvitje. Në thelb është një trajnim i çdo aftësie që kemi dhe janë shumë vende që vijnë e punojnë së bashku”, thotë nënkoloneli amerikan John Ross.

Përgatitjet për stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë filluan tri vjet më parë, si përgjigje ndaj sjelljes agresive të Rusisë në rajon.

“Sjellja e Rusisë gjatë disa viteve të fundit me agresionin ndaj Ukrainës paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për sigurinë e aleatëve evropianë. Pra, ne duhet të tregojmë me besueshmëri dhe gatishmëri çdo ditë, se jemi gati të mbrojmë tokën tonë. Dhe kështu, kjo është ajo që ne bëjmë çdo ditë: duke punuar në det të hapur, në Arktik dhe në Atlantik, për të treguar gatishmërinë tonë dhe për të penguar të gjithë kundërshtarët e mundshëm”, thotë ushtaraku i lartë amerikan, Douglas Perry.

Stërvitja “Mbrojtësi i Vendosur 2024” filloi në muajin janar dhe do të vazhdojë në vende të ndryshme në të gjithë Evropën dhe Atlantikun e Veriut deri në maj. Suedia, e cila fillimisht iu bashkua stërvitjes si palë e ftuar, tani do ta përfundojë atë si një anëtare e NATO-s. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori