Dëshmitarja Muzafere Dauti, në cilësinë e të dëmtuarës, tha se dyshon se bashkëshortit të saj, tani i ndjeri M.D. nuk i janë vendosur stentat fare dhe se kjo, sipas saj, ka qenë edhe arsye e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe vdekjes së tij.
“Unë kom dyshu dhe mendoj që bashkëshortit tim nuk ja kanë vnu stentat dhe e ndjej veten të dëmtuar në këtë rast”, ka deklaruar dëshmitarja Dauti në seancën e së martës në rastin “Stenta 3”.
Dëshmitarja Dauti, një deklarim të tillë e bëri gjatë përgjigjeve në pyetjet e prokurores së rastit, Bukurije Gjonbalaj.
Ajo tha se bashkëshorti i saj ka pasur probleme me zemër dhe një javë pasi që iu kanë vendos stentat ka ndërruar jetë.
Sipas saj, edhe pas vendosjes së stentave gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj, nuk ka qenë aspak e mirë dhe vetëm është përkeqësuar.
Tutje, dëshmitarja Dauti tha se pas keqësimit të gjendjes së bashkëshortit, të njëjtin e kanë dërguar në Emergjencën e QKUK-së, mirëpo nga aty i është thënë se duhet me dërguar në spitalin “Medicine” që gjendet në Çagllavicë pasi që ata ia kanë vendos stentat dhe e dinë gjendjen shëndetësore të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas saj, pasi ka shkuar në këtë spital, pas një ore bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.
Ajo tha se tani i akuzuari Shpend Elezi ka qenë mjeku që ia ka vendos stentat bashkëshortit të saj.
Lidhur me pyetjen e prokurores Gjonbalaj, dëshmitarja Dauti ka deklaruar se nuk ka njohuri nëse është kërkuar që të bëhet obduksioni pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ngase pas vdekjes së tij menjëherë ka shkuar tek fëmijët e saj dhe se vëllezërit e të ndjerit janë marrë me këto procedura.
Lidhur me dëshminë e dëshmitares Dauti, mbrojtësit e të akuzuarve nuk patën pyetje.
Ndryshe, seanca e datës 16 prill 2024 ishte anuluar për shkak se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar më shumë kohë që të përmbush obligimin e marrë nga seanca e 26 marsit 2024 lidhur me precizmin e dëshmitarëve.
Ndryshe, në seancën e mbajtur më 24 mars 2022, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj kishte kërkuar nga KGJK që të shkarkohet nga ky rast. Kuka-Mekaj kishte thënë se kjo kërkesë kishte ardhur për shkak që i ishin vështirësuar rrethanat që të jetë gjyqtare e kësaj çështje dhe se e njëjta është e angazhuar në Pejë, me lëndë të natyrave të ndryshme.
Në këtë rast të akuzuar janë Ali Hocaoglu, Mahmut Çakmak, Raif Çavolli, Borche Petrovski, Shpend Elezi, Blerim Zuna, Abdullah Tuna, Astrit Bakiqi, Driton Sylejmani, Arton Beqiri dhe Lulzim Brovina, si dhe tre persona juridik, përkatësisht spitalet private “International Medicine Hospital”, “Intermed” dhe “Doktor”.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me veprat penale, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi”.
Aktakuza në këtë rast ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2019
Të akuzuarit Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Abdullah Tuna, Driton Sylejmani dhe Arton Beqiri, pretendohet se në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”, nga neni 429 i Kodit Penal.
Bakiqi, Tuna, Sylejmani dhe Beqiri pretendohet se nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2015 duke vepruar në bashkëkryerje me njëri-tjetrin dhe me mjekët (të akuzuarit në rastin “Stenta 2”), ishin marrë vesh që pacientët që kishin shkuar për kontroll në institucione publike t’i referonin dhe t’i dërgonin në spitalin privat IMH.
Ndërsa, për këto veprime të njëjtit pretendohet se u jepnin ryshfet, ashtu që për çdo pacient të dërguar për vendosje të stentave u jepnin 500 euro, ndërsa për koronarografi nga 150 euro.
Për veprime të ngjashme, për dhënie të ryshfetit po akuzohen edhe Lulzim Brovina dhe Borche Petrovski, vetëm se këta dy të akuzuar kishin punuar në spitalin “EDA”.
Mahmut Qakmak, Shpend Elezi, Raif Qavolli dhe Arton Beqiri, akuzohen se nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2015, duke punuar si mjek në spitalin “IMH”, duke vepruar në bashkëkryerje kanë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme pacientë me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore duke përdor haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit.
Me këtë rast, sipas prokurorisë këta të akuzuar kishin kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Lulzim Brovina, Borche Petrovski dhe Blerim Zuna akuzohen se në periudhën nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2015, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin kanë ushtruar në mënyrë të kundërligjshme veprimet mjekësore në atë mënyrë që duke punuar në spitalin “Intermed”, kohë pas kohe i palicensuar, dhe duke vepruar edhe vetë kohë pas kohe si mjek të palicensuar, kanë trajtuar pacientë, me ç’rast edhe kanë përdor haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit.
Me këtë rast, sipas prokurorisë këta të akuzuar kishin kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Kurse, spitalet private “IMH”, “Intermed”, po akuzohen për dhënie ryshfeti dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Për dhënie ryshfeti po akuzohet edhe spitali privat “Doktor”. Që të tri këto spitale akuzohen edhe për veprën penale “shmangia nga tatimi”.
Në këtë rast, të përfshirë kishin qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë (MSH), Ferid Agani dhe ish-sekretari i MSH-së, Gani Shabani dhe 45 të akuzuar të tjerë, mirëpo, rasti ishte veçuar në tri pjesë në shqyrtimin fillestar të mbajtur në shkurt të 2018-ës.
Këto raste tashmë njihen si “Stenta 1”, “Stenta 2” dhe “Stenta 3”.
Prokurori i Shtetit më 15 qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sekretarit të përgjithshëm të MSh-së, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi”.
Në ndërkohë, Prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.
Në këtë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizikë dhe 4 personave juridikë. Mirëpo, për 56 persona fizikë nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.
Mbrojtja e të akuzuarve ka ngritur dilema të shumta rreth ligjshmërisë së kësaj aktakuze, e cila sipas tyre, përveçse përmban prova të papranueshme ajo është ngritur në mënyrë të kundërligjshme nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Sipas mbrojtjes, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka kompetenca në ngritjen e aktakuzave siç ka ndodhur në këtë rast.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor në RMV, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit
Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët