LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier u zgjodh për mandatin e dytë si president i Gjermanisë

Steinmeier u zgjodh për mandatin e dytë si president i Gjermanisë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u rizgjodh të dielën për një mandat tjetër pesë-vjeçar në një post kryesisht ceremonial ku ai duhet të mishërojë një autoritet moral që i kalon linjat partiake.

“Përgjegjësia ime është për të gjithë njerëzit që jetojnë në vendin tonë… Kushdo që lufton për demokracinë do të më ketë mua në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë mua si kundërshtar”, ka thënë Steinmeier në një fjalim pasi pranoi zgjedhjen e tij.

Në detyrë që nga marsi 2017, ish-ministri i jashtëm dhe kandidati për kancelar për Social Demokratët (SPD) u zgjodh me një shumicë të madhe prej 1045 votash nga asambleja e posaçme zgjedhore me 1437 vota, e njohur si Konventa Federale.


Trupi zgjedhor mblodhi së bashku anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit dhe një numër përfaqësuesish të zgjedhur nga 16 shtetet federale të vendit, duke përfshirë ish-udhëheqësit gjermanë dhe personalitete të caktuara të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij, Steinmeier reflektoi gjithashtu mbi krizën e vazhdueshme në Ukrainë, duke thënë se Moska ishte “përgjegjëse” për rrezikun e “luftës” në Evropë për shkak të tensioneve rreth Ukrainës, në prag të një vizite të kancelarit Olaf Scholz në Kiev dhe më pas për në Moskë.

“Ne jemi në mes të një rreziku të konfliktit ushtarak, të luftës në Evropën Lindore dhe është Rusia ajo që mban përgjegjësinë”.

Steinmeier, 66 vjeç, njoftoi se do të kërkonte një mandat të dytë majin e kaluar, përpara zgjedhjeve parlamentare që sollën koalicionin e Scholz në pushtet dhe në një kohë kur shanset e tij për t’u rizgjedhur dukeshin larg të qenit të sigurta.

Përpara se të bëhej president, Steinmeier shërbeu dy herë si ministër i jashtëm i kancelares Angela Merkel dhe më parë ishte shef i stafit të kancelarit Gerhard Schroeder.

Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet thelbësor moral. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori