Stefanovic u ka thënë mediave serbe se është një pikëpyetje e madhe nëse trupat e KFOR-it, do t’i lejojnë ata që të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë, i cili është i mbyllur dhe tashmë është shpallur nga KFOR-i, zonë e kufizuar ushtarake.

“Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shkojmë në Kosovë”, citon Evropa e Lirë fjalët e Stefanovic, i cili ka shtuar se ai nuk do të përdorë ndonjë formë tjetër alternative për të hyrë në Kosovë.


Ai ka thënë se nëse nuk mund të hyjnë në Kosovë, do të kthehen në Beograd dhe të hënën do të përpiqen të takohen më ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ditë me parë ka deklaruar se autoritetet kosovare në të ardhme do të marrin masa ligjore ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, të cilët do të qëndrojnë në mënyre të paligjshme në Kosovë. /Telegrafi/