Vazhdon debati në Facebook mes Blerand Stavilecit nga PDK dhe Dardan Molliqajt nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pasi Molliqaj sot ka listuar akuzat kundrejt liderit të PDK-së, Kadri Veselit, duke e quajtur prijës të organizatës më të madhe kriminale në vend, SHIK, Stavileci i thotë Molliqajt se e ka vendin në burg.
“Mollotoviq, vrasësit i keni brenda llojit tuaj. Dihet botërisht truprojës së kujt i janë gjetur armë me të cilat janë kryer vrasje pas luftës. Këtë e dinë edhe prokuroria, por në rrethana të çuditshme në komunikacion edhe ky truproja pastaj e humbi jetën. Ndërsa, ty nuk do ishte keq të të ftonte prokuroria për t‘iu treguar kush tjetër paska bërë vrasje… Por, si kriminel që je, ti din veç me leh dhe me i shti të tjerët, ashtu siç i keni detyruar bashkëpartiakët, jo vetëm të organizojnë atentate terroriste, por edhe t’ia marrin vetes jetën. Ky është kursi i juaj, doktrina kurtoviçiane.
Kështu jeni ju: me gjak dhe mbi gjak synoni të merrni pushtetin!
Ky është fundamenti i doktrinës kurtoviçiane.
Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë mbi Kuvendin e Kosovës!
Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e vënies së bombës në RTK dhe për atentatin ndaj familjes së drejtorit të RTK-së!
Ti si kriminel ordiner dyshohesh si përgjegjës edhe për shpëlarje të parave të korrupsionit dhe shitjes së lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës!
Ti je haraçaxhi, që i ke çuar drejt falimentimit me shantazhe shumë biznesmenë, që edhe mercenarët e tu për të djegur e shkatërruar në protestat e dhunshme i ke detyruar t’i paguajnë.
Jemi vendi më i izoluar pikërisht për shkak të veprimeve tuaja terroriste dhe manipulimit me kauza të rrejshme.
Ju jeni ata që i keni privatizuar edhe fabrikat e tokat bujqësore. Bashkëpartiakë të tu janë ata, të njohur për mbarë opinionin.
Ju, shokët e Veselinoviqëve i keni edhe në Vetëvendosje dhe i keni kandiduar madje edhe në Mitrovicë. Ish kandidati juaj, i cili deri pas luftës as shqip nuk ka folur, është mik shtëpie i tij.
Edhe sistemin e drejtësisë ju e keni kapur. Ti, kriminel, që shënjestron me emra e mbiemra prokurorë e gjyqtarë. Mbetjet e ish regjimit serb, nënat dhe baballarët tuaj, u patën sistemuar si kuadro menjëherë pas luftës nga UNMIK-u, sepse patriotët përndiqeshin dhe nuk kishin sesi të shkolloheshin asokohe. Sikur mos ta kishit kapur, tash ti do ishe duke reflektuar për krimet e juaja brenda në burg!
Natyrisht, ti, kriminel, njëherë në spital e pastaj në burg!” (sic.), ka shkruar Stavileci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania