Kompania HALLAKATE e specializuar në nxjerrjen e statistikave nga rrjetet sociale, kësaj radhe i ka servuar të dhënat për përdoruesit aktivë në Facebook nga Kosova sipas statusit të tyre. Siç shihet në postimin e postuar në Facebook nga kompania Hallakate, përdoruesit nga Kosova janë:

- Të martuar 130.000
- Të fejuar 26.000
- Në lidhje 19.000
- Beqarë 120.000


hallakate

Vlen të përmendet se rrjetet sociale janë mjaft të përdorura në Kosove. Sipas të njëjtës kompani, Kosova ka rreth 1.2 milion përdorues aktivë në muaj, nga mosha 13-65+ vjeç.

Në muajt e fundit Instagrami ka arritur majat e përdorimit në Kosovë duke prekur shifrën prej 640.000 përdoruesve aktivë.

Këto janë të dhëna prej përdoruesve që e kanë deklaruar statusin, ndërsa rreth 700 mijë të audiencës nuk e kanë deklaruar statusin e tyre.

/Telegrafi/