Hitbërësit e këngës “I Was Made For Lovong You Baby” u formuan në vitin 1972 dhe kanë shitur më shumë se 85 milionë albume anembanë botës gjatë karrierës së tyre të gjatë.

“Këndimi i këngëve tona klasike vetëm sa na ka shtuar apetitin për të hyrë sërish në studio dhe për ta shndërruar atë në material të ri muzikor. Këngët tona më kanë kënaqur mua personalisht dhe i kanë bërë të lumtur shumë njerëz të tjerë. Do të ishte shenjë mosrespektimi të heqim dorë nga diçka që ka aq shumë rëndësi për neve dhe fansat”, ka thënë Stanley.