LAJMI I FUNDIT:

Srgjan Kerim i paarritshëm për PSP-në

Srgjan Kerim i paarritshëm për PSP-në

Njerëzit e parë të dikurshëm në “Media print Maqedoni”, Srgjan Kerim dhe Jana Stanisavljeva, dy muaj janë të pa arritshëm për Prokurorinë Speciale Publike, konfirmojnë nga PSP për “Makfaks”.

Jo zyrtarisht, Kerime dhe Stanisavljeva janë të paarritshëm nga fillimi i tetorit, përkatësisht menjëherë pas pyetjes së tyre në hapësirat e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga atje tash për tash nuk kanë kërkuar masa që do të siguronte praninë e tyre.

Sipas “Makfaks”, grupin që e heton PSP në lëndën “Perandoria” është zgjeruar pikërisht për lëndën me falimentimin e “MPM” dhe se përmes aeroportit të Shkupit ka kaluar drejt Vjenës ndërsa disa ditë ma vonë ma aeroplan ka kaluar në Disderdolf. Në Vjenë ishte zyrat e Kerim gjatë kohës që ai drejtonte me grupacionin VAC për Evropën Jug-lindore. Ky ishte edhe vendi ku jo zyrtarisht duhej të dërgohej shisheja me 750 mijë euro, që u kap nga shoferi i tij personal.


Kerim, përveç pasaportës së Maqedonisë, ka edhe pasaportë kroate dhe posedon shtëpi në Opati.

Edhe Jana Stanisavljeva, e cila ishte në hetim në PSP, ndërsa për publikun u bë e njohur nga ajo se nga MPM ka marrë pagë mujore prej 1.4 milion denarë sipas marrëveshjes, dhe sipas burimeve të këtij portali është jashtë shtetit./Telegrafi/