Boca Juniors ka arritur ta fitoj derbi më të madh argjentinas ndaj River Plate.

Pas 90 minutave rezultati ishte 1-0 në të mirë të skuadrës vendase që vazhdoi ecurinë e rezultateve pozitive duke marrë fitoren e katërt radhazi.


631e5cccaa5e4

Ka qenë një ndeshje fantastike, ku pati atmosferë të jashtëzakonshme, gol të bukur, përplasje mes futbollistëve, 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi argjentinas Dario Benedeto në minutën e 65-të.

647188 whatsapp 20image 202022 09 11 20at 2019 29 36

Pas golit të shënuar ka qenë një festë e paparë nga futbollistët e Boca Juniors që u ngjitën në telat e tribunës për të festuar së bashku me tifozët.

Festa e futbollistëve të Bocas është bërë virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë shumë.

Nuk munguan edhe përplasjet mes futbollistëve të dy skuadrave.

EUKPFMV7EFBWNLXKHXLYXIYZPA

Derisa krejt në fund të ndeshjes Marcos Rojo u përkujdes për një ndërhyrje horror ku edhe mori karton direkt të kuq. /Telegrafi/

telegrafi sport app