Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar me video në Shqipëri.

Kjo specie e rrallë dhe e rrezikuar është e përfshirë në Listën e Kuqe Shqiptare, si edhe në disa konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e faunës së egër.


Prej kohësh, prania e saj është vërejtur herë pas here në ujërat pranë Karaburunit, duke dhënë shpresë se nuk është thjesht kalimtare, por mund të jetë bërë banore e përhershme e zonës.

Sot ajo është parë sërish në afërsi të gadishullit të Karaburunit nga peshkatarë të Radhimës, teksa ushqehej me një oktapod.