SPB Tetovë jep detaje për rrëzimin e avionit në Mavrovë, janë lënduar dy shtetas të Kosovës

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me informacione shtesë në lidhje me avionin e vogël, që sot u rrëzua në liqenin e Mavrovës.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në avion kanë qenë dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.
"Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”".
"Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore".
"Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen", thonë nga SPB Tetovë.




















































