LAJMI I FUNDIT:

Spanjollët kërkojnë që qeveria të pranojë më tepër refugjatë

Spanjollët kërkojnë që qeveria të pranojë më tepër refugjatë

Disa mijëra protestues kanë marshuar mbrëmë në kryeqytetin Madrid në Spanjë, duke kërkuar që qeveria konservatore e këtij vendi t’i plotësojë përkushtimet e veta për pranimin e më se 17 mijë refugjatëve, në kuadër të planit për rivendosje të Bashkimit Evropian.

“Asnjë qenie njerëzore nuk është ilegale”, kanë brohoritur protestuesit.

Në vitin 2015, Spanja ka shprehur përkushtim për pranimin e më se 17 mijë migrantëve, por deri tash, sipas të dhënave të organizatës Amnesty International,janë vendosur vetëm 1,300 prej tyre.


Spanja kishte premtuar t’i pranoj 15,888 migrantë nga kampet në Itali dhe Greqi, dhe 1,449 nga Turqia dhe Libia. Shumica prej tyre ishin nga Siria, kanë thënë zyrtarët.

Në një marshim të ngjashëm në shkurt të këtij viti, në mbështetje të refugjatëve, kishin marrë pjesë afro 160 mijë protestues, patën thënë zyrtarët dhe organizuesit e protestës.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori