LAJMI I FUNDIT:

Spahija: Ka progres në luftimin e korrupsionit, por duhet angazhim nga prokuroritë dhe gjykatat (Video)

Spahija: Ka progres në luftimin e korrupsionit, por duhet angazhim nga prokuroritë dhe gjykatat (Video)

Florent Spahija nga  organizata KDI, duke folur për progresin që ka shënuar Kosova në luftimin kundër korrupsionit, tha se raporti i Transparency International dëshmon se Kosova ka shënuar një progres të vogël në luftimin e korrupsionit.

Ai, në emisionit ‘Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka bërë të ditur se në raportin global ku janë të përfshira 180 vende, Kosova këtë vit ka shënuar progres.

“Kosova ka shënuar progres  të vogël sepse nga gjithsej 180 vende, prej vendit të 95-të ka kaluar në vendin e 85-të, që do të thotë se ka fituar tre pikë në raport  me vitet paraprake. Kosova po ashtu është vlerësuar shumë nga lufta kundër korrupsionit në pjesën e sektorit të drejtësisë, ngase disa institucione sç janë Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor janë pavarësuar dhe është arritur të mos ketë ndikim të madh nga politika”, ka thënë Spahija.


Sipas tij, në raport janë përmendur disa media të lira të cilat përkundër faktit që ka mundur të cenohet integriteti fizik i gazetarëve, ata kanë raportuar lirshëm.

Spahija ka potencuar se lufta e korrupsionit duhet të vazhdojë.

“Kosova ende është nën mesataren globale dhe asaj i duhen  43 pikë që të jetë në mesataren globale të vendeve në zhvillim, aty ku edhe aspirojmë”, theksoi përfaqësuesi i KDI-së, Florent Spahija. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori