Trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa ka folur rreth mundësisë së largimit të yllit të skuadrës, Federico Bernardeschit.

Ylli italian është duke befasuar të gjithë me talentin dhe formën e tij këtë sezon në Serie A dhe Ligën e Evropës me Fiorentinës.


Këto paraqitje të tij kanë bërë që Bernardeschi të kërkohet me ngulm nga skuadra të mëdha.

Ndër më të interesuarat për shërbimet e tij janë gjigantët italian, Juventusi dhe Interi, ku për këta të fundit ka thashetheme që kanë arritur akord personal me 10-shin e Violas.

Largimi i tij është shumë i mundësh gjatë verës dhe i këtij mendimi është edhe trajneri i tij, Sousa, i cili ka theksuar se klauzola e vendosur në kontratën e re të italianit i hap rrugë largimit të tij.

“Çdo klub ka rrugën e vet për marrjen e vendimeve brenda kompanisë”, ka thënë fillimisht Sousa.

“Nëse ju vënë një klauzolë, mënyra se si unë shoh atë, është që jeni në rrugë drejt një shitjeje”, përfundoi trajneri portugez.  /Telegrafi/