LAJMI I FUNDIT:

Sot protesta shqiptare në Shkup, ja agjenda (Foto/Video)

Sot protesta shqiptare në Shkup, ja agjenda (Foto/Video)

Sot mbahet protesta “DITA D: për Drejtësi, Dinjitet, Demokraci” e organizuar nga ”Këshilli Opozitar” dhe e mbështetur nga disa organizata dhe subjekte politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ”Këshilli Opozitar” falemnderojnë subjektet dhe personat që kanë mbështetur protestën. ”Përveç organizatave politike shqiptare, pra partive, por edhe organizatave joqeveritare e intelektualëve të pavarur, që janë pjesë e Këshillit Opozitar, i janë bashkuar me mbështetje dhe përkrahje edhe parti të tjera politike të opozitës shqiptare, OJQ, si dhe personalitete të tjera të larta të jetës akademike, publicistike e artistike në Maqedoni. Kjo listë është e gjatë, janë dhjetëra emra që meritojnë falënderim, ndërsa që të mos e harrojmë dikë pa e përmendur, ne do t’i falënderojmë në mënyrë të përgjithësuar të gjithë ata që e kanë mbështetur protestën tonë.”

Arjanit Hoxha nga ”Këshilli Opozitar” për Telegrafin në Maqedoni thotë ”Protesta është e siguruar nga policia dhe gjithashtu ka sigurim të organizatorëve. 300 persona do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestave. Marshi do të nis nga parku i Çairit dhe do të marshohet deri para qeverisë. Deri tani ka shumë atmosferë pozitive. Mendohet të jetë protesta më e madhe shqiptare deri tani” thotë Arjanit Hoxha./Telegrafi/


Këshilli opozitar

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori