LAJMI I FUNDIT:

Sot në OKB do të diskutohet për protestat në Iran

Sot në OKB do të diskutohet për protestat në Iran

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka planifikuar që sot të mbajë takimin emergjent për protestat në rrugët e Iranit, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtimit të fuqishëm nga ana e Rusisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar takimin më herët gjatë javës, në atë që ajo e ka cilësuar si përpjekje për të “përforcuar” mesazhin për protestuesit kundër qeverisë, ndonëse Rusia ka thënë se një takim i tillë do të jetë “i dëmshëm dhe destruktiv”.

“OKB duhet të deklarohet patjetër”, ka thënë Haley.


“Kjo është çështje e të drejtave thelbësore për popullin iranian, mirëpo është edhe çështje për paqe dhe siguri ndërkombëtare”, ka shtuar ajo, transmeton Rel.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është cituar të ketë thënë se “ne nuk shohim ndonjë rol të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë çështje, punët e brendshme të Iranit nuk kanë të bëjnë asgjë me rolin e këtij Këshilli”.

Ryabkov ka thënë se çdo propozim i SHBA-së për të rritur sanksionet e OKB-së ndaj Iranit për shkak të protestave do të ishte “i paligjshëm”.

Ambasadori i Iranit në OKB, Gholamali Khoshroo, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të këtij vendi.

Ky takim do të realizohet pasi protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e dytë në Teheran dhe qytete të tjera, ndonëse ka prezencë të madhe të forcave policore.

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,000 të tjerë është raportuar se janë arrestuar në këto protesta, të cilat përbëjnë sfidën më të madhe për udhëheqësin iraniane në pothuajse një dekadë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori