LAJMI I FUNDIT:

Sot në Prishtinë hapet përfaqësia e veturës “Crosover” më të shitur në Evropë (Foto)

Sot në Prishtinë hapet përfaqësia e veturës “Crosover” më të shitur në Evropë (Foto)

Një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë, Nissan, i cili vitin e kaluar ishte edhe marka më e madhe aziatike në Evropë, sot hap dyert për komunitetin Kosovar. Nissan ka një gamë të produkteve specifikisht të dizajnuar për nevojat e evropianëve, e cila ka vërtetuar të jetë shumë e suksesshme sidomos me modelin Qashqai e prodhuar në Angli i cili deri më tani ka shitur mbi 2milion njësi dhe e mban epitetin e më të shiturit në Evropë për afër një dekade.

Sot Auto Mita prezanton Nissan-in në “showroom”-in e ndërtuar veçanërisht për këtë markë të njohur duke i përdorur standardet e fundit arkitekturale që mund të shihen vetëm në vende të caktuara në Evropë. Pritet të jetë një ceremoni e mbushur me surpriza dhe një skenar të pa parë në Kosovë.

Do të prezantohet për herë të parë në regjion, gama e plot e produkteve të Nissan-it, duke përfshirë ikonën botërore të makinave sportive, Nissan GTR. Për më shumë do t’iu mbajmë të informuar me materialet që do t’i sigurojmë.


20160922_131827_resized_1

20160922_131902_resized_1

20160922_131933_resized_1

20160922_131956_resized_1

20160922_131806_resized_1