Sot (e diel) do të zhvillohet java e parë në Superligën e Femrave për edicionin e ri.

Prishtina, Penza dhe Bashkimi shihen favoritë përballë kundërshtarëve në këtë xhiro.


Prishtina sfidën e parë në edicionin e ri do ta ketë ndaj Kastriotit.

Ndërkohë, Penza, që është kampione dhe fitoi Superkupën së fundi, do të ndeshet me Trepcën.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Skuadra kuqezi edicionin e kaluar zhvilloi një kampionat shumë të mirë, megjithatë, në edicionin e ri ka bërë disa ndryshime, duke u përqendruar me lojtare të reja, kurse Bashkimi e fillon edicionin me synime të mëdha. /Telegrafi/ Superliga e Femrave - Java 1 E diel 13:00 Prishtina - Kastrioti
13:00 Trepça - Penza
13:30 Vëllaznimi – Bashkimi

telegrafi sport app