LAJMI I FUNDIT:

Sosa rikthehet në Turqi

Sosa rikthehet në Turqi

Mesfushori argjentinas, Jose Sosa është pranë largimit nga Milani.

Nuk ka më shumë se gjashtë muaj që Sosa u transferua te Milani nga Besiktas por që nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij.

Kësisoj argjentinasi po mendon se një rikthim në Turqi do t’i bënte atij mirë në karrierë.


Është gjiganti turk, Fenerbahce që ka shfaqur interesim për transferimin e Sosas.

31-vjeçari mund të largohet nga Milani për një shumë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/