Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“A po t’mungoj?” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Orgito Dapa.


Dyshja e njohur e kanë sjell të kompletuar këtë projekt edhe me videoklip.

Soni Malaj 1 Foto: Screenshot/YouTube

Artistja ndërkohë nuk ka munguar edhe me paraqitje skenike të veçantë, duke qenë se shquhet për fizikun atraktiv.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Gramoz Kozeli me aranzhment nga Klajv Kajno.

Soni Malaj Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Max Production.

Kjo këngë theksojmë që tani ndodhet në YouTube, në kanalin zyrtar të Malajt. /Telegrafi/