Qytetarët e Kosovës më 17 tetor do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm në komunat e tyre. 

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.


Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Suharekës pas zgjedhjeve lokale 2021?
Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Suharekës pas zgjedhjeve lokale 2021?

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me komunën e Gjakovës. Në garë për të parin e kësaj komune janë Ardian Gjini nga AAK, Mimoza Kusari-Lila nga LVV, Teki Shala nga LDK, Arbënesha Kuçi nga PDK, Fazli Hoxha nga Nisma Socialdemokrate dhe Ferdinand Kolaj nga PShDK.

Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Gjakovë është 113,165, 34 qendra të votimit dhe 139 vendvotime.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.