LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer nuk i do, tre mbrojtës e kanë largimin e sigurt nga Unitedi

Solskjaer nuk i do, tre mbrojtës e kanë largimin e sigurt nga Unitedi

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer po planifikon të shesë tre mbrojtës këtë verë.

Sipas mediumit The Mirror, Solskjaer është gati të largojë përfundimisht nga skuadra Phil Jones, Chris Smalling dhe Marcos Rojo këtë verë.

Djajtë e Kuq po presin një verë të ngjeshur, me Ed Woodward të vendosur për të mbështetur Solskjaer në afatin e verës, por së pari duhet të bëhen disa largime.


Solskjaer planifikon pesë shitje të mëdha në verë
Lexo po ashtu Solskjaer planifikon pesë shitje të mëdha në verë

Jones ka bërë vetëm dy paraqitje në Ligën Premier nën trajnerin norvegjez këtë sezon dhe vlerësohet i tepërt me kërkesat.

Smalling dhe Rojo, ndërkohë, u dërguan në huazim këtë sezon dhe në verë largimi pritet të jetë i sigurt.

Juventusi dhe Interi pritet ta kenë një shans për nënshkrimin e Smallingut
Lexo po ashtu Juventusi dhe Interi pritet ta kenë një shans për nënshkrimin e Smallingut

Qendërmbrojtësi anglez ka bërë përshtypje te Roma, me Smalling që luajti 21 ndeshje si titullar dhe ai pritet të mbetet në Serie A.

Sa për Rojo, 30-vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për Estudiantes në Argjentinë që prej largimit të Old Trafford dhe duhet të gjej një klub të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori