LAJMI I FUNDIT:

Sokol Halili vdiq teksa po transportohej për në spital, kryeprokurori jep detaje

Sokol Halili vdiq teksa po transportohej për në spital, kryeprokurori jep detaje

Pas gati dy ditësh në arrati, Sokol Halili – i dyshuar për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Hamide Gashi, ka vrarë vetën këtë të premte.

I njëjti ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, e cila ishte e rrethuar nga policët të cilët po bënin tentativa negocimi për dorëzimin e tij.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se Halili është vrarë në katin e dytë të shtëpisë së tij, duke refuzuar kështu të binte në duart e organeve të rendit.


Sipas Jasharit, ai ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Sokol Halili ka qëlluar veten në shtëpinë e tij, në katin e dytë, teksa policia po bënte përpjekje që ta bindte për t’u dorëzuar. Ai nuk ka ndërruar jetë në vendngjarje, por gjatë kohës së Emergjenca po e transportonte për në QKUK. Në momentin që është dërguar atje, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë kryeprokurori.

Lajmin për vetëvrasjen e Halilit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka shkruar ai.

Tutje, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

Ndërkohë, sot në varrezat e reja të fshatit Lugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës, e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori