LAJMI I FUNDIT:

Me softuer prej 1.2 milionë eurove do të modernizohet sistemi i burgjeve në Maqedoni

Me softuer prej 1.2 milionë eurove do të modernizohet sistemi i burgjeve në Maqedoni

Drejtoria për vuajtjen e dënimeve informon se ka siguruar 1.2 milionë euro për modernizimin dhe forcimin e sistemit të burgjeve në vend.

Projekti, i cili ka filluar në fillim të vitit 2019, ka të bëjë me përgatitjen e zgjidhjes softuerike, që do të mundësojë lidhjen e gjitha institucioneve në sistemin e burgjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me realizimin e një projekti të tillë mundësohet evidencë më e thjeshtë dhe më efikase, si dhe përditësimin e të dhënave për personat e dënuar. Do të mundësojë këmbim të pandërprerë të informacioneve në mes institucioneve, si dhe mbikëqyrje më efikase për të punësuarit në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për vuajtjen e dënimeve.


Programi i parë për lidhje softuerike duhet të përpunohet deri në nëntor 2019, ndërsa i gjithë projekti duhet të kompletohet deri në fund të muajit shkurt 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori