LAJMI I FUNDIT:

Sofja rrit kontrollet për të bllokuar kontrabandistët e migrantëve

Sofja rrit kontrollet për të bllokuar kontrabandistët e migrantëve

Bullgaria po vendos pika të reja kontrolli përgjatë kufirit të saj me Turqinë, për të ndaluar kontrabandën e migrantëve, deklaroi sot drejtori i policisë, Hristo Terziyski.

“Vendi po planifikon pika kontrolli në rrugë dytësore si dhe në rrugët e përdorura më shpesh nga kontrabandistët”, tha Terziyski për televizionin shtetëror.

Migrantët kalojnë zakonisht përmes Turqisë, me qëllim për të arritur në Serbi dhe më pas drejt vendeve më të  pasura evropiane.


“Përgjatë kësaj rruge, pikat e reja të kontrollit do të ndërtohen fillimisht në juglindje të Bullgarisë”, shtoi ai.

Në kulmin e krizës së migrimit, shumica e njerëzve, të cilët vijnë nga Turqia, kanë udhëtuar drejt Greqisë më pas në Maqedoni dhe Serbi duke shmangur Bullgarinë.

Por pasi këto vende mbyllën kufijtë e tyre në mars, një numër në rritje i migrantëve u kthye drejt kufirit turko-bullgar si një portë hyrëse për në Evropë.

Zakonisht migrantët përpiqen të kalojnë fshehurazi duke shmangur regjistrimin.

Gjenerali bullgar, Konstantin Popov tha se “ushtria është e gatshme të dërgojë më shumë trupa në zonën kufitare për të ndihmuar në lidhje me numrin në rritje të migrantëve”.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori