LAJMI I FUNDIT:

SNHR: Për gjashtë muaj në Siri janë vrarë 660 fëmijë

SNHR: Për gjashtë muaj në Siri janë vrarë 660 fëmijë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në 186 masakra të kryera gjatë gjashtë muajve të këtij viti në Siri, shumica prej tyre nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe mbështetësit e tij, kanë humbur jetën 2,257 civilë, gjysma e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

SNHR ka publikuar raportin për periudhën janar-qershor të vitit 2018, në lidhje me sulmet të cilat i klasifikon si masakra ku vriten të paktën 5 persona.

Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit, përcjell AA, në 186 masakra të kryera nga regjimi i Asadit, Rusia, organizata terroriste YPG/PKK, grupet e koalicionit kundër DEASH-it dhe palët tjera, kanë humbur jetën gjithsej 2.257 civilë, nga të cilët 660 fëmijë dhe 479 gra.


Në raportin e SNHR-së thuhet se në 6 muajt e parë të këtij viti, forcat e regjimit në Siri kanë kryer 122 masakra, Rusia 24, YPG/PKK 3, forcat e koalicionit 15, ndërsa palët tjera 22.

Sipas raportit gjatë periudhës gjashtë mujore, forcat e regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 1,502 civilëve, YPG/PKK 28, forcat e koalicionit ndërkombëtar 199 dhe palët tjera 237 civilë.

Në raport bëhet thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe kërkohet që përgjegjësit e masakrave të nxirren para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori