LAJMI I FUNDIT:

Smoothie shumë e shëndetshme dhe e shijshme nga aronia

Smoothie shumë e shëndetshme dhe e shijshme nga aronia

Për shkak të cilësive të fuqishme antikaceroze, aronia konsiderohet aleat i fuqishëm në luftën kundër një numri të madh sëmundjesh, madje edhe atyre malinje dhe të rënda dhe prandaj do të duhej sa më shpesh ta përfshimë në ushqimin tonë.

Sasia ditore e mjaftueshme për vitamina, minerale dhe antioksidantë është një grusht fruta në ditë, por mund të konsumohen deri në 300 g/ditë, pa ndonjë efekt anësor. Përjashtohen nga kjo fëmijët dhe personat me shtypje zakonisht të ulët; që duhet të kenë kujdes në sasi, për të mos pasur hipotension apo marramendje.

Përbërësit e nevojshëm për përgatitjen e kësaj pijeje janë:

– 2 dcl jogurt,
– 1 lugë mjaltë natyral,
– 1 filxhan kokrra aronie,
– 1 banane,
– 1 sheqer vaniljeje.

Smoothien përgatiteni në këtë mënyrë: Përbërësit e përmendur më sipër përzieni në blender dhe kënaquni me bombën shëndetësore, transmeton Telegrafi.