LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, 10 ditë karantinë për ata që shkojnë në këtë shtet

Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, 10 ditë karantinë për ata që shkojnë në këtë shtet

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve për hyrje në Slloveni si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në një njoftim në Facebook thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit.

“Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’iu kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të zonës Shëngen nuk pranohen”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing.

Me njoftim për kushtet e hyrjes së shtetasve të Kosovës në Slloveni, ka dalë edhe ambasada e këtij shteti në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori