Slavia Pragë – Ballkani: Vlera e dy skuadrave, futbollistët më të vlefshëm dhe arritjet më të mëdha

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë rrugë drejt Republikës Çeke ku do të përballet me Slavia Pragën në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G.
Suharekasit e nisën me barazim ndaj CFR Cluj, derisa synojnë të marrin rezultat pozitivë edhe në Pragë.
View this post on Instagram
Dueli mes Slavia Pragës dhe Ballkanit zhvillohet në stadiumin Fortuna Arena dhe fillon nga ora 18:45.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të xhiros së parë, Grupi G është i balancuar me katër skuadrat si Ballkani, Slavia Pragë, CFR Cluj e Sivaspor që kanë nga një pikë.
Vlera e skuadrave
Dallimi në vlerën e dy skuadrave në faqen e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ është shumë i madh.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka një vlerë totale prej 4,18 milionë euro nga me 27 futbollistë në total.
Ndërkohë vlera e ekipit çek është 13 herë më e lartë se sa ajo e ekipit kosovar.
Slavia Praga ka në radhët e veta 28 futbollistë që kanë vlerë të përbashkët prej 53,milionë eurove.
Futbollistët më të shtrenjtë nga të dyja skuadrat
Ballkani është një skuadër me buxhet shumë herë më të vogël se Cluj dhe natyrisht edhe futbollistët e kampionit kosovar kanë vlerë më të vogël në tregun e transferimeve.
Sulmuesi anësorë, Ermal Krasniqi është futbollisti me vlerën më të madhe te Ballkani me 350 mijë euro.
Ndërkohë pas tij vijnë dy kapitenët Edvin Kuc dhe Armend Thaqi që kanë një vlerë prej 300 mijë eurove.
Në pozitat katër dhe pesë si futbollistët më të vlefshëm tek kampioni kosovar janë Rrustem Hoxha dhe Nazmi Gripshi që kartoni i tyre vlerësohet 275 mijë euro.
Në anën tjetër te kampioni në fuqi i Republikës Çeke futbollistët më të vlefshëm janë nga reparti i mesfushës.
Mesfushori qendror Thomas Holes është futbollisti me vlerën më të madhe te vendasit pasi vlerësohet shtatë milionë euro.
Ndërkohë në vendin e dytë ndodhet Peter Olayinka me 6,5 milionë euro, ku nigeriani më parë ka bërë edhe karrierë në Shqipëri te Bylis e Skënderbeu.
I treti në listë si futbollisti më i vlefshëm te kryeqytetasit çek është Lukas Provos me 4,5 milionë euro, derisa në pozitat katër dhe pesë janë Lukas Masopust e Ondrej Lingr me 3,5 milionë euro vlerë.
Trofetë dhe arritjet më të mëdha të dy klubeve
Ballkani nuk është njohur si skuadër që fiton trofe në futbollin kosovar. Në fakt trofeu i parë në Suharekë shkoi këtë vit, ku ekipi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja fitoi titullin e kampionit.
Pra në histori të klubit, Ballkani ka vetëm një titull të kampionit, por ka një sukses që nuk e ka arritur asnjë klub nga Kosova.
Suksesi më i madh i suharekasve është padyshim arritja në grupe të një gare evropiane, gjë që nuk e ka bërë më parë asnjë skuadër e vendit tonë.
Dallim të madh ka në aspektin e trofeve kampioni në fuqi i Republikës Çeke, Slavia Praga.
Slavia Praga ka të fituar shtatë herë titullin e kampionit në Çeki dhe gjashtë herë të tjera Kupën e shtetit.
Ndërkohë vlend të përmendet se Slavia Pragës kishte fituar 14 herë titullin e kampionit dhe katër herë Kupën në Çekosllovaki sa ishin së bashku këto dy shtete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet – Milani do t’i shes në verë tre lojtarët kryesorë

“Ai është në mesin e më të mirëve në botë” – Yaya Toure flet për madhështinë e Mo Salah

“Për fat të mirë, shumica e klubeve të Serisë A janë në pronësi të huaj” – Marotta i lumtur që futbolli italian është në duar të investitorëve jashtë Italisë

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri