Sky Sport: Klubi i ardhshëm i Fisnik Asllanit pritet të luajë në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi kosovar i Hoffeinheimit, Fisnik Asllani mund të bëjë kapërcimin e madh në edicionin e ardhshëm duke nënshkruar me ndonjë skuadër të madhe.
Asllani po përjeton një nisje të mirë të sezonit të parë në Bundesliga, pasi ka shënuar katër gola dhe 1 asistim në gjashtë ndeshje.
Kjo formë e jashtëzakonshme dhe mosha e re kanë bërë që Asllani të jetë një emër shumë i nxehtë në mesin e skuadrave të njohura evropiane.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, i cili në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale ka konfirmuar se Asllani do ta bëjë hapin e madh në karrierë.
🚨🔵 EXCL | Fisnik #Asllani has a written release clause in his contract for next summer. A move is 100 % planned, and his future club are expected to play in the Champions League.
All (!) top clubs from Germany, England and Spain are interested in him.
The 23 y/o promising… pic.twitter.com/4STHFYiJLm
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 7, 2025
“Fisnik Asllani ka një klauzolë lirimi me shkrim në kontratën e tij për verën e ardhshme. Një transferim është planifikuar 100% dhe klubi i tij i ardhshëm pritet të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar fillimisht Florian Plettenberg.
“Të gjitha klubet kryesore nga Gjermania, Anglia dhe Spanja janë të interesuara për të”.
“Sulmuesi premtues 23-vjeçar nga Hoffenheim ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste deri më tani këtë sezon, duke dhënë performanca të shkëlqyera”, përfundoi gazetari i njohur gjerman. /Telegrafi/



















































