LAJMI I FUNDIT:

Skufa: Marrëveshja e Prespës i dha fund nacionalizmit agresiv

Skufa: Marrëveshja e Prespës i dha fund nacionalizmit agresiv

Deputetja greke Elisavet Skufa në një debat për gjuhën e urrejtjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mënyrë specifike insistoi në atë se “ne duhet të bëjmë një ndryshim midis gjuhës së urrejtjes dhe kritikës politike: kritika e pasuron demokracinë ndërsa gjuha e urrejtjes po e dëmton atë”, njofton AIM nga Strasburgu.

Me këtë rast, Skufa paraqiti si një ilustrim nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës e cila zgjidhi kontestin disa dekadash për emrin.

“Më 25 janar, Kuvendi grek ratifikoi marrëveshjen e Prespës. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kishte bërë më parë të njëjtën gjë. Kjo marrëveshje i dha fund demonstrimeve të nacionalizmit agresiv dhe etnocentrizmit në të dyja vendet. Kjo paraqet bazën për bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim të përbashkët në Ballkan”, theksoi Skufa.


Megjithatë, Skufa u tregua mjaft kritik ndaj protestave që erdhën pas ratifikimit të marrëveshjes.

“Në ditët para ratifikimit të marrëveshjes në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ne përjetuam një përvojë të jotolerancës, të shprehur nga grupe dhe individë që i përkasin lëvizjeve nacionaliste dhe etnocentrike”, tha Skufa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori