LAJMI I FUNDIT:

Skuadra të shumta kërkojnë transferimin e Aouar, francezi ka vendosur të largohet nga Lyoni

Skuadra të shumta kërkojnë transferimin e Aouar, francezi ka vendosur të largohet nga Lyoni

Houssem Aouar ka vendosur të largohet nga Lyoni gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez ka pesë vite që luan si titullar tek gjiganti francez dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë.

23-vjeçari ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha, teksa Arsenal, Roma, Leicester City, Sevilla e Real Betis janë vënë pas tij.


Favorit për të nënshkruar me francezin mbetet Roma, pasi Aouar ka pranuar se i pëlqen të punoj me Jose Mourinhon.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Roma ka ofruar 20 milionë euro, por Lyon kërkon 25 milionë për ta lënë të lirë lojtarin.

Gjithsesi palët janë duke diskutuar, por nuk përjashtohet mundësia që Aouar të përfundojë edhe në Angli ose Spanjë.

Reprezentuesi francez edicionin e fundit ka zhvilluar 45 ndeshje ku ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori