Simone Zaza do të largohet nga Liga Premier vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në skuadrën londineze West Ham United.

Anëtari i skuadrës angleze West Ham United nuk ka arritur të ambientohet me futbollin anglez pasi nuk ka gjetur hapësirë në formacionin bazë.


Por mediat italiane kanë zbuluar se huazimi i tij nga Juventusi në West Ham do të ndërpritet në muajin janar.

Zaza nuk pritet të mbetet në Juventus, pasi për të interesim ka shfaqur gjiganti spanjoll Valencia.

Trajneri i ri i Valencias, italiani Cesare Prandelli ka shprehur simpatinë e tij për Zazan dhe dëshiron transferimin e tij në La Liga.

‘Lakuriqët’ do të tentojnë ta bindin Juventusin me ofertë rreth 20 milionë euro, por në garë për sulmuesin mbetet edhe Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app