Skuadra angleze prezanton fanellat e reja në lartësi prej 36,700 metra mbi tokë (Foto/Video)

Skuadra angleze e kategorisë së dytë (Championship) Wolverhampton Wanderers ka bërë sot prezantimin më të rrallë të uniformës së sezonit të ri.
Klubi i “ujqërve” ka zgjedhur që prezantimi të mos bëhet me anë të ceremonive të zakonshme, por të bëhet duke e dërguar fanellën në hapësirë me anë të një balone.
Zakonisht klubi e kishte bërë prezantimin me tre lojtarë.
Balona u ngjit deri në 36,700 metra lartësi nga sipërfaqja e Tokës duke dhuruar pamje spektakolare.
Fanella e zgjedhur ishte ajo ngjyrë ari me të zezë.
Ajo u bë drejtpërdrejtë në YouTube, ku fanella u lansua në stratosferë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































