Sipas Sky Sport Italia, Milan Skriniar ka nënshkruar për Interin këtë mbrëmje (e enjte), ku Sampdoria do fitojë 18 milionë euro dhe shërbimet e  Gianluca Caprarit.

22-vjeçari i Sllovakisë i është nënshtruar testeve mjekësore sot dhe gjithashtu edhe Caprari arriti në Genoa për të kryer testet e tij me mjekët e Sampdorias.


Agjenti Karol Csonto ka pasur një takim të gjatë me drejtuesit e Nerazzurrëve dhe thuhet se thuajse është vënë marrëveshja në letër këtë mbrëmje.

Gianluca Di Marzio këmbëngul se marrëveshja është përfunduar dhe një njoftim zyrtar është i afërt nga të dy skuadrat.

Ky do të ishte nënshkrimi i parë i ri për Interin që kur u emërua trajner i ri Luciano Spalletti.

Është një fitim i madh për Sampin, i cili bleu qendërmbrojtësin Skriniar vetëm një vit më parë për një milionë euro nga MSK Zilina. /Telegrafi/

telegrafi sport app