Skriniar dëshiron të ketë karrierë si ajo e Hamsik te Napoli

320:"MILAN, ITALY - MARCH 11: Marek Hamsik of SSC Napoli is challenged by Milan Skriniar (R) and Joao Miranda de Souza Filho (L) of FC Internazionale Milano during the serie A match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on March 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Sllovaki për vitin 2017.
I pari ishte Marek Hamsik dhe me këtë rast ylli zikaltër ka thënë se do dëshironte të kishte një karrierë si ajo e kapitenit te Napolit.
"Më pëlqen Interi, jam shumë i lumtur që jam këtu".
"Do ishte e mirë të kem një karrierë si ajo e Hamsik te Napoli", ka thënë Skriniar gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.
Skrinar te Interi erdhi nga Sampdoria në verën e vitit 2017 dhe që nga atëherë është shndërruar në nja më të mirët në Serie A.
Sllovaku jo vetëm që ka qenë lider në fazën mbrojtëse, por ka ndihmuar shumë skuadrën edhe në anën sulmuese.
Në 28 ndeshje në Serie A ka shënuar katër gola, dy më shumë se Hamsik. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































