Mbrojtësi Milan Skriniar i ka filluar bisedimet me Interin për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e pagës. 

Sllovaku është vënë në orbitën e pesë klubeve të mëdha evropiane, por dëshira e tij mbetet që të qëndrojë te Interit.


Klubi i fundit që ishte vënë pas tij ishte Manchester United që mendonin për një ofertë që në janar, por që me gjasë do të refuzohet.

GettyImages 1060165310 Milan Skriniar e Joao Miranda . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Agjenti i lojtarit, Karol Csonto, ka folur për mediat duke thënë se Interit po punon për rinovimin e kontratës së lojtarit edhe pse aktualja skadon me 30 qershor 2022.

"Jemi duke biseduar". Po punojmë në të. Do të ketë më shumë takime në muajt e ardhshëm”.

"Ai është i lumtur me fanellën Nerazzurre, po luan mirë”.

GettyImages 943327358 Skriniar në aksion . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

"Inter ka fituar është ndeshje radhazi, para humbjes me Atalantan. Ai po bën mirë dhe është i lumtur”.

"Ai është i lumtur që po luan në Ligën e Kampionëve”, ka thënë agjenti i lojtarit.  /Telegrafi/  

telegrafi sport app