Të enjten, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja ndaj COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme (4 maj).

Ai ka theksuar se këtë vit nuk do të ketë dasma, tubime apo ahengje familjare, duke e quajtur 2020 si vit të distancës.


Me këtë rast ka bërë që të ketë reagime të shumta, posaqërisht nga ata që përfitojnë prej këtyre aktiviteteve.

skivi 1 Skivi (Foto: Instagram)

Përveç këngëtarit Labinot Tahiri, një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Skivi, i cili thotë se kjo gjë e dëmton personalisht edhe atë, por që do gjejë një formë tjetër të fitojë të ardhura në muzikë.

“Unë mendoj që është njëjtë si për dasma ashtu edhe për klubet e natës. Kjo pandemi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jo vetëm sipas qeverisë sonë, por e gjithë bota, kanë udhëzuar të ndalen ahengjet me numër të madh të publikut".

95682577 248944092853396 4273044618985078784 n Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve të ndryshme (Foto: Instagram)

"A do të na dëmtoj kjo neve, po ashtu edhe mua personalisht? Përgjigja ime është normal që po edhe atë shumë. Ahengjet janë një ndë burimet e vetme financiare për artistët në Kosovë e Shqipëri duke performuar në dasma apo klube".

95283806 160889492026694 7129751693972996096 n Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)

"A do të na ndihmoj kjo në parandalimin e virusit? Pergjigja ime është prapë mendoj që po, dhe ky mbetet mendimi im personal edhe nëse mund të jem gabim".

95852573 2856807494373051 3806469213380411392 n Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)

"Si mund të parakalojmë këtë situatë? Me shumë vështirësi. Por unë mendoj që industria e muzikës dhe vetë definicioni i artistit nuk do të na lë pa aktivitet. Nuk e di ende, jam duke e analizuar sa po mundem situatën dhe prapë po mendoj që do t’ia dalim mbanë dhe krenarë. Muzika është mundësi e madhe dhe na jep mundësi të shfrytëzimit pavarësisht nga situata, muzika asnjëherë nuk është e ndalur. Kshtuqë mendoj se do të dalin forma të reja për të bërë të hyra financiare dhe do të shfrytëzohen ato momentale në maximum".

95251399 1623716174435736 6914437535951224832 n Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)

"Në këtë kohë të zbrazët sugjeroj, që do të ishte e zgjuar të diskutojmë dhe të merrem me mbrojtjen e të Drejtave Autoriale nëpër botë, në Kosovë, si dhe pirateria e cila lulëzon gjithandej territorit të tonë Kosovë, Ju faleminderit, Ju Dua. Skivi”, ka shkruar mes tjerash reperi i njohur. /Telegrafi/

95258996 672309053593127 2433584618021060608 n Skivi reagon pas ndalimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore (Foto: Instagram)