Skivi publikon një pjesë të klipit të ri që lansohet të martën

Ka kohë që Skivi e ka paralajmëruar lansimin e këngës së re, të cilët do ta shoqërojë me videoklip.
E titulluar "Panika", kënga e re tashmë e ka gati edhe videon muzikore dhe është caktuar data e lansimit të saj.

Visar Shala ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se projektin e ri do ta lansojë të martën (më 9 prill).
Njëherësh, ai e ka publikuar edhe një fragment nga videoklipi i ri, të cilin e ka ndarë me fansat.
"09.04.2019 Netflix jo, po YouTube", ka shkruar reperi në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































